Haradinaj vizitoi Rahovecin

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj sot ka vizituar Rahovecin ku është takuar me strukturat e partisë së tij, përfaqësues të bizneseve lokale, rininë dhe autoritetet lokale të kësaj komune.

Lajme

14/04/2016 15:23

Siç bëhet e ditur në një kumtesë për media, zyrtarët e AAK-së në Rahovec, fillimisht kanë bërë homazhe në varrezat e dëshmorëve.

“Në të gjitha aktivitetet e AAK-së në komunën e Rahovecit, është nënvizuar kundërshtimi i vendosur i keqqeverisjes në vend, domosdoshmëria e vazhdimit të protestave, një nga të cilat është caktuar më 14 maj, si dhe është folur për vizinin e AAKI-së, për proceset e mëtejshme të vendit”, thuhet në kumtesë, raporton lajmi.net.

Më 19 prill, zyrtarët e AAK-së do të vizitojnë Gjakovën./lajmi.net

r1 r2 r3 r4 r5 r6 r7