Haradinaj – Veteranëve të UÇK-së: Fillimin e Ri do ta bëjmë në shërbim të atdheut

Kandidati për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-NISMA, Ramush Haradinaj së bashku me Kadri Veselin po zhvillojnë një takim me veteranët e UÇK-së.

Lajme

29/05/2017 17:22

Para shumë veteranëve, Haradinaj tha se Fillimi i Ri do të jetë në shërbim të atdheut, transmeton lajmi.net

“Nëse ndonjëherë e keni pritur ditën që të gjithë të bëhemi bashkë atherë dita ka ardhur. Kjo është dita për ta nderuar atdheun”, ka thënë lideri i AAK-së.

Ai ka folur edhe për raportet Kosovë-Serbi, ku tha se këta të fundit nuk do t’i fusin duart më në shtetin e Kosovës.

Haradinaj ka premtuar se në çdo rajon të Kosovës do të ketë nga një shtëpi e cila do të quhet shtëpi e UÇK-së.

“Në çdo rajon do të ketë nga një shtëpi të UÇK0-së, do të jetë objekt i madh me plan unik. Do të ketë hapsirë për tri shoqatat, vend për takim dhe muze”, ka premtuar Haradinaj.

Ai ka premtuar se Kosova do të jetë shtet që do ta shtriejë sovranitetin në gjithë vendin dhe në çdo kohë. /Lajmi.net/