Haradinaj uron myslimanët për muajin e Ramazanit

Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj ka uruar gjithë myslimanët me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit.

Lajme

15/05/2018 19:47

“Me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit, besimtarëve të fesë islame, u shpreh urimet më të sinqerta, me dëshirën që ky muaj të sjellë më shumë të mira shpirtërore, begati dhe mirëqenie. Lë të shërbejë ky muaj për forcimin e ndjenjës së flijimit, vetëpërmbajtjes, mëshirës, afrimit dhe faljes mes njerëzve. Agjërim të lehtë!”, shkruan Haradinaj në Facebook.