Haradinaj uron Komitetin Olimpik të Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në mbrëmjen e Komitetit Olimpik të Kosovës me rastin e katër vjetorit të anëtarësimit në Komitetin Olimpik Ndërkombëtarë.

Lajme

09/12/2018 21:49

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në mbrëmjen e Komitetit Olimpik të Kosovës me rastin e katër vjetorit të anëtarësimit në Komitetin Olimpik Ndërkombëtarë, ka uruar këtë Komitet, shkruan lajmi.net.

Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, kreu i ekzekutivit ka shkruar se “ajo që para katër vjetësh ishte ëndërr e jona, sot, falë punës së palodhur të shumë grave e burrave është realitet që na bën krenarë”.

Haradinaj përmes këtij postimi ka thënë se vullneti dhe pasioni i Majlinda Kelmendit duhet të na shërbej si frymëzim për të mbrojtur ngjyrat e flamurit të Kosovës, shkruan më tutje lajmi.net.

Postimi i plotë i Haradinajt pa ndërhyrje:

Ajo që para katër vjetësh ishte ëndërr e jona, sot, falë punës së palodhur të shumë grave e burrave është realitet që na bën krenarë.

Kënaqësi t’i bashkohesha Mbrëmjes së Komitetit Olimpik të Kosovës, me rastin e katër vjetorit të anëtarësimit në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar, si rast ideal për të bërë thirrje në mbështetje të talentëve të rinj të vendit tonë, duke investuar në rrugëtimin e tyre drejt majave të suksesit.

Të na shërbej vullneti dhe pasioni i Majlindës, si frymëzim për të mbrojtur ngjyrat e flamurit tonë.

Gëzuar familjes olimpike!. /Lajmi.net/