Haradinaj uron Ilir Metën pas zgjedhjes si president i Shqipërisë

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj e ka uruar Ilir Metën pasi u zgjedh si president i Shqipërisë.

Lajme

28/04/2017 18:38

Ai është shprehur i bindur se Meta do të punojë me përkushtim në zhvillimin dhe avancimin e Shqipërisë, shkruan lajmi.net

“Urimet më të mira për zgjedhjen tuaj President i Republikës së Shqipërisë! Jam i bindur se Ju do të punoni me përkushtim në zhvillimin dhe avansimin e Shqipërisë si dhe në mbrojtjen e interesave shtetërore, por edhe kombëtare të shqiptarëve kudo që janë.”, ka shkruar Haradinaj në facebook.

Më tej, ish-kryeministri i Kosovës shpreson se zgjedhja e tij do të kontriubojë në forcimin e raporteve Kosovë-Shqipër.

“Mbetem me shpresë poashtu se zgjedhja e Juaj, do të kontribuojë edhe në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë! Poashtu shpreh mirënjohjen time për punën e shkëlqyer të Presidentit Nishani!”, thuhet në postimin e Haradinajt në facebook.

Ilir Meta u zgjodh president i Shqipërisë, pasi morri shumicën e votave pas raundit të katërt në Kuvend. /Lajmi.net/