Haradinaj uron fillimin e Muajit të Ramazanit

Ramush Haradinaj, kandidati për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-Nisma, ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për fillimit të Muajit të Ramazanit.

Lajme

26/05/2017 14:24

“Me rastin e fillimit të Muajit të Ramazanit, muajit të sakrificës dhe përkushtimit ndaj Zotit, jua përcjellë urimet më të përzemërta të gjithë besimtarëve, me dëshirën që ky muaj në shtëpitë dhe familjet e juaja të sjellë sa më shumë të mira shpirtërore, begati dhe mirëqenie”.

“Uroj që ky muaj të kalojë në paqe, mirëkuptim e solidaritet midis të gjithë qytetarëve të vendit tonë. Ju dëshiroj agjërim të lehtë!”, ka shkruar ai në Facebook. /Lajmi.net/