Haradinaj: UNMIK-u duhet të largohet nga Kosova

Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se UNMIK-u duhet të largohet nga Kosova sepse sipas tij, ky mision nuk ka për çka të rrijë më në vendin tonë.

Lajme

22/10/2018 13:31

Këto komente ai i bëri në ligjëratën për transformimin e FSK-së në Ushtri të mbajtur në Univestietin Amerikan të Kosovës kur është pyetur rreth letrës së ambasadores së dorëhequr amerikane në OKB, Nikki Haley dërguar sekretarit të përgjithshëm të oKB-së ku kërkonte tërheqjen e UNMIK-ut nga Kosova.

Letra ishte më 9 tetor, të njëjtën ditë kur Haley bëri me dije se po largohej nga posti i përfaqësueses së Shteteve të Bashkuara në Kombet e Bashkuara, njofton Klan Kosova.

Haley deklaroi në letrën e saj se mbështet përpjekjet e Sekretarit të Përgjithshëm dhe OKB-së në ruajtjen e paqes në botë.

“Kur misioni paqeruajtës i OKB-së të kryejë një punë të mirë në vendin në të cilin ndodhet ku janë në gjendje për t’i dhënë fund konfliktit, ngritjen e proceseve politike demokratike dhe të zhvillojnë kapacitetin sospstvene. Për shumë vite, misioni i OKB-së në Kosovë, ka dhënë një shembull të një misioni të suksesshëm që zgjidh një konflikt kompleks. Suksesi i Kosovës i shënuar në dhjetëvjetorin e shpalljes së pavarësisë duhet të jetë shkak për kremtim dhe një simbol i kontributit të madh të bërë nga OKB-ja në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Evropë “, shkruante ajo.