Haradinaj: Turp për Kosovën që fëmijët të dalin të fundit në Pisa

Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë në Junik se është turp për Kosovën që fëmijët të dalin të fundit në testin Pisa.

Lajme

19/01/2018 14:55

Poashtu, ai deklaroi se kjo urgjent duhet të ndryshohet përdersa iu ka bërë thirrje mësuesve dhe prindërve të angazhohen për t`i mësuar fëmijët.

Pos kësaj, shefi i Qeverisë tha se ka një krizë në Kosovë pasiqë është e pakuptimtë që  mjekët t`iu thonë pacinetëve që të shkojnë në barnatore për t`i blerë barnat esenciale, njofton Klan Kosova.

Pos Junikut, numri një i ekzekutivit do ta vizitojë gjatë ditës edhe Komunën e Deçanit.