Haradinaj: Trepça kthehet në binarë kur Kuvendi ia ratifikon statutin

Gjatë mbledhjes së sotme Qeveria ka miratuar statutin për Trepçën të propozuar nga Bordi Mbikëqyrës.

Lajme

29/05/2018 14:39

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka duke folur për këtë statut ka thënë se sindikata e punëtorëve nuk është e kënaqur me hartimin e këtij statuti, raporton lajmi.net.

Ai ka propozuar që  edhe shqetësimet e sindikatave t’i përcjellën Kuvendit e më pastaj ai vendos nëse duhet ndryshuar.

“Me këtë Trepçën po e kthejmë në binar. Dita kur Kuvendi ratifikon statutin Trepça fillon një etapë të re pasi nis punën pa obligime”, ka thënë kryeministri Ramush Haradinaj./Lajmi.net/