Tri arsye për të cilat sipas Haradinajt duhet të merret pjesë në protestën e 14 majit

Ramush Haradinaj ka paraqitur 3 arsye për pjesëmarrje në protestën 14 majit, të organizuar nga AAK, parti që ai drejton.

Lajme

15/04/2016 13:52

Haradinaj në një postim në Facebook, ka thënë se ekzistojnë mijëra arsye për të protestuar, por ai ka përmendur vetëm tri, sipas tij të forta, raporton lajmi.net.

Ja postimi i plotë i tij:

Qytetarë të nderuar të republikës së Kosovës,

Ka njëmijë arsye pse ju duhet të protestoni me 14 Maj, por unë i kam renditur vetëm tri më të fortat;

Mospajtim me marrëveshjet e rrezikshme për vendin;

Mospajtim me kapjen e shtetit;

Mospajtim me gjendjen e rende socio-ekonomike;