Haradinaj tregon se kur do të vazhdohet seanca konstituive

I nominuari për kryeministër nga koalicioni PAN, Ramush Haradinaj, ka thënë se ka gjasa që seanca konstituive e radhës e Kuvendit të Kosovës, se mund të mbahet në fund të kësaj jave apo në fillim të javës së ardhshme, raporton “Zeri.info”.

Lajme

28/08/2017 12:42

Ai ka thënë se janë duke bërë përpjekje që kjo seancë të mos dështojë, duke mos dhënë detaje shtesë.

“Seanca e fundit nuk arriti epilogun. Edhe unë e paralajmërova një ditë më herët. Jemi në përpjekje që seanca e ardhshme të mos e ketë epilogun e njëjtë. Jemi në përpjekje që të kemi një seancë në fund të javës ose në fillim të javës tjetër….. Jemi në fund të një epilogu….”, ka thënë Haradinaj, i cili shtoi se për këtë janë përgjegjës të gjithë subjektet politike.

Ai po ashtu ka shtuar se diskutimet janë në përfundim e sipër mirëpo, nuk ka dhënë më shumë detaje.

“Proceset janë në finale, diskutimet janë në finale”, tha Haradinaj.

Sipas Haradinajt, Qeveria duhet të formohet sepse ka mjaftë punë e mjaftë procese që e presin Kosovën dhe se sipas tij, kjo është arsyeja që duhet të formohen sa më shpejt institucionet pasi që siç deklaroi Haradinaj, nuk ka kohë për të humbur.