Haradinaj tregon se deri kur do të vazhdojnë me bllokadë

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, në një prononcim për gazetarët pas ndërprerjes së seancës ka thënë se opozita do të vazhdojë kështu derisa pushteti të ketë nerva. Haradinaj, ka konfirmuar se pas një ore pauzë opozita do të vazhdojë me skenarin e njëjtë.

Lajme

23/10/2015 17:50

Ndërkohë, Glauk Konjufca, ka thënë se pas një ore do ta marrim vesh se çfarë do të ndërmarrë opozita.

Sikurse Konjfuca, edhe Haradinaj ka përsëritur kërkesën e opozitës për të tërhequr nënshkrimet nga marrëveshjet e fundit, për ASK dhe Demarkacionin./lajmi.net/