Haradinaj tregon se çfarë propagande të tmerrshme mund të përdorë Serbia për 100 përqindëshin – Lajmi.net
Haradinaj tregon se çfarë propagande të tmerrshme mund të përdorë Serbia për 100 përqindëshin
Autori: Lajmi.net LajmeNacionalePolitikë 11:40, 6 December 2018
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, para deputetëve ka thënë se, Serbia do të përdor propagandë të tmerrshme kundër Kosovës.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në fjalimin e tij në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, ka thënë se propaganda e Serbisë kundër vendosjes së taksës doganore prej 100 për qind ndaj mallrave të Serbisë mund të jetë e tmerrshme, raporton lajmi.net.

Sipas Haradinajt, kurrë nuk duhet të përjashtohet mundësia se Serbia mund të inskenojë vdekje natyrore diku në Kosovë me pretendimet se ka vdekur për shkak të mungesës së medikamenteve të ndryshme.

“Mënyra tjera nuk ka se si mundet me e heq Beogradi zyrtar, por ka mënyra tjera që ai përdor, pra përmes rrugëve ndërkombëtare siç din ata të thonë se po tregohet jo humane ndaj popullit…. Kurrë nuk përjashtohet mundësia që do të bëhet ndonjë vdekje natyrore diku në Kosovë dhe të thonë se kjo ka ndodhur për shkak të mungesës së kësaj, kësaj e kësaj”, ka deklaruar Haradinaj para deputetëve.

Tutje, kreu i ekzekutivit iu bëri thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës, që ta përkrahin Kosovën, narrativin e shtetit pasi që sipas tij, kjo është në të mirë të Kosovës. /Lajmi.net/

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO