Haradinaj tregon pse AAK e mbështeti Abrashin në Prishtinë

Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se pret që votat me kusht dhe ato me postë t’ia japin Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës edhe komunën e Istogut në qeverisje, ndërsa ka sqaruar edhe pozicionimin e subjektit që drejton në balotazhin e 19 nëntorit.

Lajme

21/11/2017 21:40

Në Zona e Debatit në Klan Kosova, ai ka sqaruar pse AAK-ja mbështeti Arban Abrashin e Lidhjes Demokratike të Kosovës në garën për kryetar të Prishtinës, si dhe koalicionet tjera në komunat tjera të vendit.

“Ne kemi pasur marrëveshje me PDK-në, që nëse garojmë ne diku të na ndihmojë, si edhe nëse ata janë në garë ta ndihmojmë. Në Prishtinë e kam përkrahur LDK-në, sepse jam ndjerë në borxh ndaj familjes Rugova, për mbështetjen që më ka dhënë në këto momentet e fundit”.

“Në Istog gara ka qenë mes AAK-së dhe LDK-së dhe kemi synuar të fitojmë, sepse mendoj që Gani Dreshaj mund të ndikojë pozitivisht në zhvillimin ekonomik të qytetit. Shpresoj të fitojë kandidati ynë, por mbetet të shihet”.

“Mendoj që në raste të caktuara politike VV-ja ka bërë veprime të panevojshme në raport me mua. Por në rastin e Qëndron Kastratit nuk kemi pasur si të mos e mbështesin, për shkak se ishte bir dëshmori. Ndërsa në Klinë edhe zyrtarisht na ka mbështetur Lëvizja Vetëvendosje