Haradinaj tregon në detaje se si do të shqyrtohet Demarkacioni

Kandidati për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-NISMA, Ramush Haradinaj para banorëve të Kodrës së Trimave ka treguar se si do të shqyrtohet Demarkacioni nëse ai do të vie në pushtet.

Lajme

30/05/2017 18:36

 

Ai ka bërë të ditur se do ta bëj një komision të ri i cili do ta rishqyrtojë këtë marrëveshje, në mënyrë që të nxirret versioni i drejtë.

“Murat Meha ka probleme me ligjin dhe nuk do të mund ta vazhdojë punën në këtë komision. Do ta realizojë një komision të ri për Demarkcionin që të nxirret versioni i drejtë. Pastaj do të fillojë një proces i rinegocimit të marrëveshjes me Malin e Zi”, ka thënë Haradinaj, transmeton lajmi.net

Lideri i AAK-së gjithashtu ka ëbrë të ditur se do t’i shkruajë një letër BE-së në mënyrë që ta fillojë procesin e liberalizimit deri sa të zgjidhet Demarkacioni.

“Do t’i shkruajë letër BE-së që të fillohet me liberalizim, pasi do tu them se ka dalur një problem. Nuk besoj se do të shkojë gjatë deri te vendimi”, shtoi Ramush Haradinaj. /Lajmi.net/