Haradinaj thumbon Lutfi Hazirin, e quan shakaxhi

Kryeministri Haradinaj ka folur për shkëmbimin e territoreve, dhe idenë që ka dhënë Lutfi Haziri për pozicionin e Luginës së Preshevës.

Lajme

19/07/2018 22:02

Ai në RTV Dukagjini, Lutfi Hazirin e ka quajtur si një “hajgarexhi’ që lufton për interesa elektorale.

“Luta është një shakaxhi për të marrë votat e preshevarëve me Anamoravë. Ai e mbanë gjallë këtë temë në vazhdimësi vetëm për qëllime elektorale”, ka deklaruar Haradinaj, përcjell Telegrafi.

Ai ka thënë se për këto tema duhet të kursemi nga deklaratat.

“Nuk bëhet shaka me këto tema”.

Ramush Haradinaj është pajtuar me analistin Mushkolaj se qëndrimi i Hazirit është personal.

“E ka vetëm interes elektoral dhe asgjë më shumë”, ka deklaruar i qetë Haradinaj duke mbyllur këtë debat për Lutfi Hazirin