Haradinaj thotë se Ushtria e Kosovës nuk e zëvendëson KFOR-in dhe NATO-n

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj tha se shndërrimi i Forcës së Sigurisë Kosovës (FSK) në ushtri është proces gradual e që synim ka sigurinë rajonale dhe global.

Lajme

01/11/2018 09:49

Sipas Haradinajt Forcat e Armatosura të Kosovës, nuk do ta zëvendësojnë KFOR-in apo NATO-n por do të jenë partnerë strategjik.

“Është ndër për mua të jemi bashkë pasi që është hera e dytë dhe mirë që jam dëshmitarin rritjes së FSK partneritet që keni krijuar është e jashtëzakonshme”.

“Tranziocioni i FSK është legjitim demokratik dhe proces gradual synon të kontribuoj në sigurinë rajonale dhe globale po dëshmon pjekurinë gatishmërinë tonë për të marrë përgjegjësi më shumë bashkë”.

“Tranzicioni do të sigurojë shumë etni dhe profesionalizëm, kjo muti-etni kërcënohet nga dhuna që është e papranueshme dhe do theksoj se është e papranueshme të kërcënohen familjet e një organizate në shtetin tonë do vazhdojmë të u ofrojmë të rinjve serb të jenë në forcën e tyre”.

“FSK nuk do ta zëvendësojë KFOR-in. KFOR-i është i mirëseardhur në Kosovë dhe as NATO-n nuk do zëvendësojmë ne duam të jemi me ju, FAK me transicion është e gatshme të shërbej me juve me forca të armatosura kudo në botë”.

“Ne duam të jemi anëtarë të NATO-s, e di që është rrugë e gjatë përpara edhe tranzicioni do kërkojmë nga secili shtet këtu i NATO-s të ftoj Kosovën tonë në ekipet e juaja”.

Ministri i FSK-së, Rrustem Berisha, tha se qëllimi i konferencës është deklarimi i mbrojtjes dhe sigurisë, bashkëpunimi me shtetet partnere dhe informimi i partnerëve lidhur me planin e zhvillimit të FSK-së, raporton Ekonomia Online.

“Prania e partnerëve tanë në këtë konferencë e bën FSK-në të krenohet me punën e përbashkët për paqe dhe siguri në vend dhe më gjerë. Kjo konferencë ka për qëllim deklarimin e mbrojtjes dhe sigurisë, bashkëpunimin me shtetet partnere dhe informimin e partnerëve lidhur me planin e zhvillimit të FSK-së”.

“FSK edhe më tutje vazhdon të vlerësohet si institucioni më i besueshëm në vend. Kemi avancim në gjininë femërore në FSK, rëndësi i kemi kushtuar integrimit të komuniteteve jo-shumicë në FSK dhe ju informoj se kjo e arritura e fundit është sfiduar kohëve të fundit për shkak të kërcënimeve të vazhdueshme të pjesëtarëve të FSK-së serbë nga jashtë dhe jemi ballafaquar me kërkesa për largimin e pjesëtarëve të FSK-së dhe pa vullnetin e tyre janë detyruar me i largu pa paraqitur kërkesën për largim nga FSK”.

“Ne jemi zotu për t’u bërë ushtrues rajonal i sigurisë, jo vetëm konsumues i saj duke përfshirë anëtarësimin përfundimtar në NATO, FSK ka siguruar partneritet të fuqishëm me NATO-n, KFOR-in dhe partnerë të tjerë strategjikë të FSK-së”.