Haradinaj thotë se taksa s’ka të bëjë me Amerikën, por me Serbinë e Rusinë

Kryeministri Ramush Haradinaj ka përsëritur edhe një herë se taksa prej 100% ndja produkteve që vijnë nga Serbia nuk do të hiqet pa ardhur njohja nga shteti fqinj.

Lajme

16/01/2019 11:38

Haradinaj gjatë vizitës në Agjencinë Kosovare të Privatizimit (AKP), shtoi se taksa nuk ka të bëjë me Amerikën, por me Serbinë dhe Rusinë.

“Sot e heqim nëse ka marrëveshje për njohje, por jo në shkurt, por mund të mos e heqim asnjëherë nëse Serbia s’është e gatshme me na njoft. Kjo s’ka të bëjë me Amerikën ka të bëjë me Rusinë e Serbinë”, ka thënë Haradinaj, raporton EO.

“Na jemi kufi me Serbinë e Rusinë, fytyra e Serbisë cila është e shihni nesër me Putinin në Beograd. Fytyra jonë e dini cila është. Mos u mërzitni për këtë”.

Në mbledhjen e djeshme Qeveria ka vendosur që të gjitha mallrat që kanë hyrë në Kosovë para datës 21 nëntor kur edhe është vendosur taksa prej 100%, do të vlejë vetmë taksa prej 10%.

Ndërsa sipas raportimeve në media ShBA ka kërkuar që menjëherë të hiqet taksa në të kundërtën kjo e fundit nuk do të përkrah FSK-në në ngritjen e kapaciteteve, por mbështetja do të zvogëlohej edhe në sferat e tjera.