Haradinaj thotë se praktikën e bojkotimit të seancave e solli opozita

Kryeministri i Kosovës ,Ramush Haradinaj në debatin në Kuvend ka akuzuar partitë opozitare se po bëjnë opozitarizëm të pakuptimtë.

Lajme

13/03/2018 10:56

Madje ai  ka thënë se praktiken e bojkotimit të seancave dhe pamundësinë  për ta bërë kuorumin në Kuvend e ka sjellë vetë opozita.

Ai ka thënë se këtë gjë e ka parë në disa raste, raporton lajmi.net.

Kryeministri ka thënë se partitë opozitare duhet të merren me tema më aktuale.

Duke ju referuar pikës për interpelancë për rritjen e pagave ai ka thënë se lënda është në Gjykatën  Kushtetuese dhe se duhet pritur vendimin e saj./Lajmi.net/