Haradinaj thotë se nuk ka pas ‘gisht’ në punësimin e burrit të motrës

Kryeministri, Ramush Haradinaj në replikën e tij ndaj deputetit të VV-së, Glauk Konjufca i cili e akuzoi se ka bërë punësim familjar në rastin e emërimit të drejtorit të Fondit për Sigurime Shëndetësore.

Lajme

07/12/2017 11:51

Haradinaj ka thënë se nuk ka qenë në dijeni për emërimin e Liridon Dervishajt dhe nuk ka qenë i përfshirë në asnjë lloj intervenimi, raporton lajmi.net.

Në lidhje me këtë çështje kryeministri ka shtuar se nuk ka faj pse familjarët e tij janë edhe pjesë e Kuvendit të Kosovës.

Mirëpo, ai është kundërshtuar përsëri nga Konjufca i cili deklaroi se Daut Haradinaj dhe Lahi Brahimaj kanë dal në popull dhe janë testuar me vota.

“Postin për të cilin fola nuk e ka qu dorën kërkush është post i emëruar drejtpërdrejt. Ky Liridoni nuk ka mujt me u bo i menqur përniher. Fondi për të cilin po flasim ne do të jetë fondi i tretë me ma së shumti pare në RKS. Momentin kur vjen kjo qeveri ai emërohet në postin e tij, nëse ka qenë i mequm edhe ma herët pse nuk është emëruar. Njerëzit e afërt të kryeministrit po vendosen në pozita të tilla”, ka thënë Konjufca.

Ndërsa, kryeministri Haradinaj ka thënë se do e përcjellin punën në këtë Fond dhe do merren masa nëse gjendet ndonjë vepër e keqe. /Lajmi.net/