Haradinaj thotë se nuk e kupton kundërshtimin e opozitës ndaj ekipit negociator

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se draft-rezoluta e PSD-së, nuk nënkupton marrëveshje për qeverisje.

Lajme

04/12/2018 15:08

Partia Socialdemokrate (PSD), gjatë ditës së djeshme ka propozuar një draft-rezolutë për përfshirjen e opozitës në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, raporton lajmi.net.

Kreu i ekzekutivit, Ramush Haradinaj, pas mbledhjes së sotme të Qeverisë, ka thënë se koalicioni qeverisës do të mund ta përkrahte një rezolutë të tillë vetëm nëse ka pajtueshmëri të temave që do të bisedohen, por që sipas tij, kjo nuk nënkupton marrëveshje për qeverisje me PSD-në.

“Koalicioni qeverisës do ta mundë ta përkrahte rezolutën e PSD-së mirëpo se kjo nuk do të nënkuptonte marrëveshje për qeverisje, por vetëm pajtim për temën e cila do të bisedohet”, ka thënë Haradinaj, raporton lajmi.net.

Ai ka falënderuar edhe kryetarin e PSD-së për gatishmërinë e në marrjen e detyrave.

Haradinaj ka thënë se nuk e kupton qasjen kundërshtuese të opozitës ndaj ekipit negociator. /Lajmi.net/