Haradinaj thotë se luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit është sfidë për Kosovën

Kryeministri Ramush Haradinaj, në interpelancën e thirrur nga Vetëvendosje lidhur me korrupsionin dhe krimin e organizuar, ka paraqitur një planë të organeve kompetente për hapat që do të ndërmerren nga institucionet përkatëse.

Lajme

08/06/2018 11:40

Ai ka thënë se ky raport u është prezantuar edhe zyrtarëve ndërkombëtarë që kanë qenë për vlerësim të kushteve për liberalizim të vizave.

“Ju sigurojë se ky dokument nuk është bërë për të mashtruar BE-në e as qytetarët, por paraqet gjendjen reale”, ka thënë Haradinaj, transmeton lajmi.net.

Megjithatë, ai e ka pranuar se luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit është sfidë për Kosovën, dhe ka thënë se gjendja aktuale nuk është mirë.

Por, Haradinaj ka thënë se ka ndryshim pozitiv në krahasim me qeveritë e kaluara.

Ndërsa, deputetja e Vetëvendosjes në fjalën e saj si inicuese e kësaj interpelance ka thënë se kryeministri Haradinaj nuk e ka guximin e as vullnetin për ta luftuar korrupsionin.

Ajo ka përmendur gjendjen në PTK, kontratën me Z-mobile, dhe aktakuzat  ndaj disa ministrave./Lajmi.net/