Haradinaj thotë se i ka kërkuar Mogherinit përfshirjen e SHBA-së në dialog me Serbinë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj pas vizitës që ka zhvilluar në Bruksel, ka mbajtur konferencë për media ku tha se në çdo pjesë të takimeve ka dominuar çështja e liberalizimit të vizave dhe statusit të kandidatit për Kosovën.

Lajme

18/11/2017 15:00

“Në çdo pjesë të takimeve ka dominuar çështja e liberalizimit, dhe statusit të kandidatit për Kosovën”, tha Haradinaj.

Haradinaj ka thënë, se ka kërkuar nga Shefja e Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, që SHBA të përfshihet në dialogun me Serbinë.

“Takimi i këshillit të MSA-së i dyti më radhë është mbajtur dje, është takimi i parë bilateral me Mogherinin dhe një takim i përbashkët i mbyllur me Mogherinin dhe komisionarin Han”- tha Haradinaj.

Kryeministri tha, se në takime është biseduar për të arriturat dhe qëndrimet e Kosovës për Integrimet Evropiane si dhe janë raportuar punët e bëra. /Lajmi.net/