Haradinaj thotë se Donika Kadaj-Bujupi është me përvojë

Kryemininstri i vendit, Ramush Haradinaj sot në hollin e Kuvendit ka folur edhe për kthimin e deputetes Donika Kadaj-Bujupi në AAK.

Lajme

15/03/2018 13:25

Haradinaj ka thënë se Kadaj-Bujupi vendosi të kthehet në partinë e vjetër pas zhvillimeve të fundit në Vetëvendosje.

“I kam uruar mirëseardhje kemi rrugëtuar për një kohë të gjatë bashkë, kemi procese të ndjeshme nevojitet roli i gjithësecilit. Donika ka përvojë në tema politike, i kam uruar mirëseardhje edhe në emrin tim edhe në emrin e kolegëve”.

Ai ka shtuar se Kadaj-Bujupi nuk ka pas asnjë kërkesa për tu kthyer në AAK./Lajmi.net/