Haradinaj: Temën e veteranëve të rrejshëm e gjeta kur erdha në qeveri

Kreu i ekzekutivit, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se tema e veteranëve të rrejshëm të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), ka ekzistuar para se ai të vije në krye të qeverisë.

Lajme

09/10/2018 15:11

Sipas Haradinajt, tema veteranëve të rrejshëm nuk është temë e cila është krijuar nga vetë ai, raporton lajmi.net.

“E kam gjetur këtë temë, ju siguroj që në Dukagjin është gjendja ashtu si e kam përshkruar. Atje ka pasur përmasa të luftës te veçanta me rajonet tjera. Lufta jonë në Dukagjin ka qenë gati në një nivel shenjtërimi”, është shprehur kryeministri.

Ai ka shtuar se është shumë i ndejshëm kur dikush mundohet ta nëpërkëmb luftën e UÇK-së./Lajmi.net/

Lexo edhe:

Haradinaj nuk ka frikë nga zgjedhjet e reja, ia përsërit Thaçit se çështja e kufijve ka ‘vdekur’