Haradinaj: Të presim votën reale të sovranit

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka deklaruar se është në pritje të numërimit të rezultateve, pasi sipas tij si në të kaluarën sondazhet e kanë dëshmuar se nuk kanë korresponduar me votën reale të sovranit.

Lajme

08/06/2014 21:46

“Tash sapo u shpallen të shumëfolurat EXIT POLL rezultate! Si gjithmonë dhe si në të kaluarën sondazhet e kanë dëshmuar se nuk kanë korresponduar me votën reale të sovranit”, ka shkruar Haradinaj në profilin e tij në Facebook. 

“Jemi në pritje të numërimimit dhe rezultateve nga KQZ-ja! Jemi bashkë! Jemi mirë!”, ka shkruar Haradinaj.