Haradinaj: Taksa nuk do të hiqet deri sa të ndodh kjo me Serbinë – Lajmi.net
Haradinaj: Taksa nuk do të hiqet deri sa të ndodh kjo me Serbinë
Autori: Lajmi.net EkonomiLajmePolitikë 11:29, 6 December 2018
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, ka folur për taksën doganore ndaj Serbisë.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në fjalën e tij në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës ka folur për taksën doganore prej 100 për qind që Qeveria e Kosovës ka vendosur ndaj mallrave të Serbisë dhe të Bosnje e Hercegovinës, raporton lajmi.net.

Haradinaj ka thënë se Kosova nuk do ta tërheq këtë taksë deri në arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse me Serbinë, madje ai paralajmëroi se edhe ushtria do të bëhet.

“Taksa nuk do të hiqet deri në marrëveshjen gjithëpërfshirëse, por ushtria kalon më 14 dhjetor dhe kjo nuk do të ndryshojë”, ka thënë Haradinaj, i cili iu bëri thirrje të gjithë përfaqësuesve politik në Kuvend, që ta përkrahin shtetin dhe ta mbështesin atë në luftën kundër propagandës serbe. /Lajmi.net/

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO