Haradinaj: Taksa ndaj Serbisë është legjitime

Kreu i ekzekutivit, Ramush Haradinaj, ka thënë se vendimi i Qeverisë për taksën doganore në 100 për qind për mallrat serbe është legjitim.

Lajme

21/11/2018 15:36

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, pas mbledhjes së Qeverisë ka thënë se, taksa në 100 për qind për produktet e Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës që futen në Kosovë është e ligjshme, raporton lajmi.net.

“Ne kemi bërë një analizë të respektimit të marrëveshjes së CEFTA-s dhe që nga kjo marrëveshje, Serbia i ka vendosur barriera jo tarifore por ka kundërshtuar origjinën e mallit, pra malli i Kosovës ka pasur vështirësi të hyjë në Kosovë. Edhe pse Kosova është ankuar disa herë, prapë Serbia nuk e ka respektuar këtë marrëveshje. Kjo është një masë legjitime që e ka marrë Qeveria e Kosovës. Kjo masë duhet të zbatohet qind për qind”, ka thënë ai.

Kujtojmë se Qeveria e Kosovës, po këtë muaj kishte marrë vendim për taksë doganore 10 për qind për mallrat serbe dhe boshnjake, por që sot e pezulloi këtë vendim dhe mori vendim të ri, kështu duke i vendosur taksë të plotë doganore mallrave të këtyre shteteve. /Lajmi.net/