Haradinaj takon Zaevin, ja çfarë diskutuan

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj sot është takuar me homologun e tij maqedonas, Zoran Zaev.

Lajme

13/01/2019 16:20

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj sot ka takuar homologun e tij maqedonas, Zoran Zaev, shkruan lajmi.net.

Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Haradinaj ka thënë se gjatë këtij takimi e ka përgëzuar Zaevin për përmbylljen me sukses të plotë të Marrëveshjes së Prespës, duke i garantuar popullit dhe shtetit fqinj perspektivë të qartë euro-atlantike.

Postimi i plotë i Haradinajt pa ndërhyrje:

Takova sot homologun tim të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, të cilin e përgëzova për përmbylljen me sukses të plotë të Marrëveshjes së Prespës, duke i garantuar popullit dhe shtetit fqinj perspektivë të qartë euro-atlantike.

Kosova qëndron e përkushtuar në ndërtimin e një rajoni stabil dhe në këtë drejtim marrëdhëniet me Shkupin zyrtar janë të shkëlqyera. /Lajmi.net/