Haradinaj takon përfaqësuesit zejtarë të Prizrenit

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar një takim me përfaqësuesit e zejtarëve të Prizrenit, ku kanë diskutuar për gjetjen e një modeli të përshtatshëm që do të shërbejë për mbrojtjen e frymës artizanale të këtij qyteti kulturor.

Lajme

06/10/2018 13:26

Haradinaj ka premtuar se Qeveria do t’u qëndrojë afër zejtarëve të Prizrenit dhe do t’i mbështes ata në veprimtarinë e tyre.

“Në takim pune me përfaqësuesit e zejtarëve të Prizrenit të prirë nga Masar Kukësi, diskutuam hapur për të gjetur një model të përshtatshëm që mbron frymën artizanale të këtij qyteti, veçanërisht zejet e rralla. Qeveria do të jetë e vëmendshme që t’u qëndrojë afër zejtarëve të Prizrenit dhe do t’i mbështes ata në veprimtarinë e tyre”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij të Facebook-ut.