Haradinaj takon O’Connell, flasin për formimin e institucioneve

Kandidati për kryeministër nga koalicioni PAN, Ramush Haradinaj është duke zhvilluar një takim me ambasadorin britanik në Kosovë, Ruairi O’Connelli.

Lajme

14/07/2017 12:14

Pretendenti për postin e kreut të ekzekutivit dhe diplomati britanik në këtë takim që po mbahet në selinë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës janë duke biseduar për krijimin e institucioneve të reja të Kosovës.

Haradinaj një ditë më parë ka pritur në zyrën e tij ambasadorin e Hungarisë Laszlo Markus me të cilin kanë biseduar për të njëjtën temë.