Haradinaj takon kryeministrin e Danimarkës, flasin për vizat

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dhe presidenti Hashim Thaçi, gjatë pjesëmarrjes në Samitin e Sofjes, kanë zhvilluar disa takime me udhëheqës të vendeve evropiane.

Lajme

17/05/2018 13:42

Një ndër ta është edhe ai me kryeministrin e Danimarkës, Lars Løkke Rasmussen.

Haradinaj me anë të një postimi në facebook ka thënë se me kryemistrin danez kanë folur për progresin e Kosovës në luftimin e korrupsionit, si kriter i fundit për heqjen e vizave.

Haradinaj  ka thënë se Danimarka do të jetë mbështetëse në rrugën euroatlantike.

“Gjatë takimit me kryeministrin danez, Lars Løkke Rasmussen, në margjina të Samitit të Sofjës, folëm për progresin e Kosovës sa i përket sundimit të ligjit si kriter i fundit për liberalizimin e vizave për qytetarët kosovarë, që janë europianët e fundit, të cilët nuk e gëzojnë këtë të drejtë”.

“Danimarka është një mbështetëse e madhe e rrugëtimit tonë euroatlantik dhe ky shtet do të jetë avokues i Kosovës në këtë aspekt”, ka shkruar Haradinaj./Lajmi.net/