Haradinaj takon kongresistët amerikanë: Zoti i bekoftë dy popujt tanë

Kreu i ekzekutivit, Ramush Haradinaj, edhe në mëngjesin e sotëm ka takuar kongresistët amerikan.

Lajme

18/02/2019 11:08

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se Kosova është e bekuar që ka lidhje të përhershme dhe unike me Amerikën, shkruan lajmi.net.

Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Haradinaj, ka shkruar se lidhja unike në mes miqve amerikanë është e ndërtuar duke u bazuar në vlerat më të larta njerëzore.

Këto komente i bëri Haradinaj, pas takimit të sotëm që kishte me kongresistët amerikanë dhe me përfaqësues të delegacioneve të tjera shtetërore që morën pjesë në 11-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Postimi i plotë i Haradinajt pa ndërhyrje:

Një mëngjes i lutjeve me miqtë e çmuar, delegacionin e senatorëve dhe kongresistëve amerikanë, me praninë edhe të shumë personaliteteve nga Shqipëria, Bullgaria, Maqedonia e Veriut dhe Kroacia.

Jemi të bekuar me lidhjet e përhershme unike, që kemi ndërtuar me miqtë amerikanë, bazuar në vlerat më të larta njerëzore.

Zoti i bekoftë dy popujt tanë!. /Lajmi.net/