Haradinaj takon Komandantin e KFOR-it, flasin për sigurinë në Kosovë – Lajmi.net
Haradinaj takon Komandantin e KFOR-it, flasin për sigurinë në Kosovë
Autori: Lajmi.net LajmeNacionale 17:12, 9 November 2018
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj sot është takuar me Komandantin e KFOR-it, Gjeneral Major Salvatore Couci.

Ata në takim kanë diskutuar për gjendjen e sigurisë në Kosovë dhe për bashkëpunim të institucioneve vendore të sigurisë me KFOR-in, transmeton lajmi.net

Kryeministri Haradinaj, nëpërmjet një postimi në ‘Facebook’, ka treguar se së bashku me Komandantin e KFOR-it, Salvatore Couci kanë vlerësuar se gjendja e sigurisë në vend është e mirë dhe institucionet vendore kanë një bashkëpunim të shkëlqyeshëm me KFOR-in.

Ky është postimi i tij i plotë:

“Në takim pune me Komandantin e KFOR-it, Gjeneral Major Salvatore Cuoci, vlerësuam se gjendja e sigurisë në Kosovë është e mirë dhe për mbajtjen e një mjedisi të qetë e të sigurt, bashkëpunimi ndërmjet KFOR-it dhe institucioneve vendore të sigurisë është i shkëlqyeshëm. KFOR-i në vazhdimësi ka dhënë kontribut të madh për një Kosovë të sigurtë e paqësore dhe prezenca e këtij misioni do të jetë gjithmonë e mirëpritur. Nga Komandati Cuoci, pata nderin të pranoj emblemën e KFOR-it si shenjë e bashkëpunimit konstruktiv.” /Lajmi.net/

Fotolajm

Rozana Radi provokon nga pasqyra, shfaq gjoksin më shumë se ç’duhet
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO