Haradinaj takon familjen e heroit, Agim Ramadani

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim familjen e heroit të Kosovës, Agim Ramadani, bashkëshorten Shukrijen me djalin Edonin, vëllezërit Qazimin e Jasharin, si dhe nipërit Sami Ramadani dhe Muhamet Hajrullahu.

Lajme

17/10/2017 14:20

Haradinaj me këtë rast është shprehur se Kosova gjithmonë do të dijë të çmojë heronjtë e saj, sëkëndejmi nëse çmohet Agimi dhe bashkëluftëtarët e tij, shoqëria e çmon veten dhe rrugën e saj euroatlantike.

Kreu i Qeverisë tha se ai si askush tjetër është në dijeni për sfidat nëpër të cilat kalojnë familjet e dëshmorëve, e sidomos familjet që kanë dhënë heronj për lirinë e atdheut, të cilat janë të interesuara për qeverisje të mirë dhe për ruajtjen e vlerave të lirisë.

Familjarët e Agim Ramadanit e kanë përgëzuar Ramush Haradinajn për zgjedhjen e tij kryeministër , duke i uruar suksese në jetën institucionale të vendit.