Haradinaj takon drejtorin e CIA-s, flasin për sfidat e sigurisë në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka takuar edhe drejtorin e CIA-s dhe kanë biseduar për sfidat e sigurisë në Kosovë dhe më gjerë.

Lajme

08/02/2018 22:41

Haradinaj ka thënë se SHBA-të janë partnerë strategjik në shumë fusha e posaçërisht në atë të sigurisë.

“Pata nderin të takoj Drejtorin e CIA-s, Mike Pompei, me të cilin biseduam për sfidat e sigurisë në Kosovë dhe më gjerë. Kosova dhe ShBA janë partnerë strategjik në shumë fusha e posaçërisht në atë të sigurisë. Kosova është e bekuar që nuk është e vetme në ballafaqim me sfidat rajonale dhe globale”, ka shkruar Haradinaj në Facebook./Lajmi.net/