Haradinaj takon Djukanovicin në Budva, bisedojnë për integrimin evropian

Kryeministri i vendit, Ramush Haradianj është takuar sot me presidentin e Malit të Zi, Milo Dujkanovic, gjatë konferencës për Ekonomi që po mbahet në Budva.

Lajme

25/10/2018 16:38

Siç ka bërë të ditur Haradianj në një postim në Facebook, me Djukanovicin ndër të tjera biseduan edhe për integrime evropiane, përcjell lajmi.net.

Ky është postimi i plotë:

Në margjina të Konferencës për Ekonomi në Budva, takova Presidentin e Malit të Zi, Milo Djukanovic, me të cilin biseduam për integrimin europian, bashkëpunimin rajonal dhe tema të interesit të përbashkët për të mirën e dy vendeve tona.

RH