Haradinaj takon ambasadorin e Hungarisë

Kandidati për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-Nisma, Ramush Hardianaj ditët e fundit ka takuar disa përfaqësues perëndimor, ndërsa sot ka takuar edhe ambasadorin e Hungarisë në Prishtinë, Laszlo Markusz.

Lajme

13/07/2017 13:10

Haradinaj përmes një shkrimi në llogarinë e tij në “Facebook” ka njoftuar se në takim është biseduar për formimin e institucioneve të reja dhe për bashkëpunimin në mes Kosovës e Hungarisë.

“Sot prita në takim ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, Laszlo Markusz, me të cilin bisedova për procesin e krijimit të shpejtë të institucioneve të reja të Kosovës. Biseduam edhe për bashkëpunimin bilateral të Kosovës dhe Hungarisë, si dhe mundësive për thellimin e bashkëpunimit ekonomik e integrues të Kosovës drejtë Bashkimit Evropian dhe NATO-s”, ka shkruar Haradinaj. /Lajmi.net/