Haradinaj takoi kandidatët e AAK-së për deputetë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka takuar sot të gjithë kandidatët e AAK-së për deputetë të Parlamentit të Kosovës, që garuan në zgjedhjet e 8 Qershorit.

Lajme

10/06/2014 13:58

Haradinaj ka thënë se besimi i dhënë nga qytetarët e Kosovës do të jetë obligim yni që të sillemi përgjegjshëm në secilin veprim tonin të mëtejmë, pas zgjedhjeve.

 Ai ka uruar të gjithë qytetarët e vendit për zgjedhjet, ndërsa ka falënderuar, gjithashtu, të gjithë ata që votuan për AAK-në, duke thënë se do ta çmojë e respektojë secilën votë të tyre.

“Ju siguroj se ne si Aleancë do të vazhdojmë të qëndrojmë fuqishëm në skenën tonë politike, duke përfaqësuar si gjithmonë vlerat e vërteta që janë ndërlidhura me shoqërinë dhe shtetin modern”.