Haradinaj takohet me përfaqësuesit e “Contour Global”, bisedojnë për termocentralin “Kosova e Re”

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka takuar Joseph Brandt nga kompania prestigjioze amerikane “Contour Global”, me të cilin ka biseduar rreth termocentralit “Kosova e Re”.

Lajme

15/11/2018 18:47

Kreu i ekzekutivit, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se është takuar me Joseph Brandt nga kompania prestigjioze amerikane “Contour Global”, shkruan lajmi.net.

Siç ka bërë të ditur Haradinaj përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, në këtë takim është diskutuar për modalitetet për fillimin e ndërtimit të këtij projekti madhor, përmes së cilit garantohet pavarësia dhe stabiliteti energjetik në Kosovë.

“Në kuadër të takimit, u njoftova për mbarëvajtjen e të gjitha aspekteve për realizimin e “Kosovës së Re” dhe mora konfirmimin se çdo gjë po shkon sipas planit të paraparë”, ka shkruar Haradinaj në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, përcjell lajmi.net.

Postimi i plotë i Haradinajt pa ndërhyrje:

Termocentrali “Kosova e Re” është instrument i fuqishëm që siguron perspektivë të re zhvillimore për ekonominë e vendit.

Me Joseph Brandt nga kompania prestigjioze amerikane “Contour Global”, diskutuam modalitetet për fillimin e ndërtimit të këtij projekti madhor, përmes së cilit garantohet pavarësia dhe stabiliteti energjetik në Kosovë.

Në kuadër të takimit, u njoftova për mbarëvajtjen e të gjitha aspekteve për realizimin e “Kosovës së Re” dhe mora konfirmimin se çdo gjë po shkon sipas planit të paraparë. /Lajmi.net/