Haradinaj takohet me një delegacion të senatorëve e kongresistëve amerikanë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka takuar sot një delegacion të senatorëve e kongresistëve amerikanë.

Lajme

17/02/2019 16:21

Me rastin e 11-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, kreu i ekzekutivit, Ramush Haradinaj ka pritur sot në një delegacion të senatorëve e kongresistëve amerikanë, i prirë nga Senatori James Inhofe, shkruan lajmi.net.

Haradinaj përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, ka shkruar se dashuria dhe besnikëria e Kosovës ndaj Amerikës është e përhershme.

Postimi i plotë i Haradinajt pa ndërhyrje:

Shumë i nderuar ta prisja sot delegacionin e ShBA-së, prirë nga Senatori James Inhofe.

Inkurajim i fuqishëm që të qëndrojmë në vlerat tona të përbashkëta dhe për ta avancuar pozitën e gjithanshme të Kosovës.

Dashuria dhe besnikëria e Kosovës ndaj Amerikës është e përhershme.

Zoti e bekoftë miqësinë tonë!. /Lajmi.net/