Haradinaj takohet me Fulen, flasin për krizën

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj është takuar sot me ish-komisionarin për zgjerim, tash emisar i Republikës Çeke për Ballkanin Perëndimor, Stefan Fule.

Lajme

09/02/2016 16:13

Sipas një njoftimi të dërguar në AAK ky takim është njëri prej takimve të rregullta që Haradinaj ka zhvilluar me Fulen gjatë periudhave të ndryshme në këto vitet e fundit, raporton lajmi.net.

Haradinaj i ka shpjeguar Fules situatën politike në Kosovë, me theks të veçantë propozimin konkret për të tejkaluar krizën politike dhe institucionale të gjashtë muajve të fundit, si pasojë e nënshkrimit të marrëveshjeve të dëmshme për Kosovës dhe mungesës së reflektimit nga ana e Qeverisë së Kosovës, duke propozuar qe zgjedhjet e parakohshme te jenë si zgjidhje funksionale./lajmi.net