Haradinaj takohet me ambasadorin e ri të Turqisë, Sakar

Kryeministri Ramush Haradinaj, ka pritur sot në një takim ambasadorin e ri të Turqisë në Kosovë, Cagri Sakar.

Lajme

21/02/2019 11:59

Haradinaj përmes një njoftimi në Facebook ka thënë se është takuar me ambasadorin e ri të Turqisë për thellimin e marrëdhënieve bilaterale, përcjell lajmi.net.

“Për thellimin e marrëdhënieve bilaterale dhe intensifikimin e partneritetit në fushat e interesit të ndërsjellë, sidomos në fushën e ekonomisë, prita në takim njohës ambasadorin e ri të Turqisë në Prishtinë, Cagri Sakar, të cilin e falënderova për mbështetjen e shtetit turk në të gjitha etapat e shtetndërtimit të Kosovës”, ka shkruar Haradinaj /Lajmi.net/