Haradinaj takohet me ambasadorin e Bullgarisë – Lajmi.net
Haradinaj takohet me ambasadorin e Bullgarisë
Autori: Lajmi.net LajmePolitikë 16:39, 12 October 2017
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim ambasadorin e Bullgarisë në Kosovë, Nedialtcho Dantchev.

 

Në takim, kryeministri Haradinaj falënderoi ambasadorin Dantchev për përkrahjen që shteti i Bullgarisë ka dhënë për Kosovën në proceset integruese, duke shprehur gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve.

Kryeministri Haradinaj e njoftoi ambasadorin për prioritetet e Qeverisë, për zhvillimin ekonomik, për  mundësinë e hapjes së vendeve të reja të punës si dhe për sundimin e ligjit.

Nga ana e tij, ambasadori Dantchev e ka uruar kryeministrin Haradinaj për detyrën e re në krye të Qeverisë, duke theksuar se Bullgaria do të vazhdojë të mbështesë Kosovën edhe më tutje në të gjitha fushat.

 

 

Fotolajm

Pandat gjigante mbushin 1 vjeç në Makao
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Stealth Sniper
  • Play iStunt 2
  • Play Bow Master
  • Play Urban Basketball