Haradinaj takohet me ambasadoren kroate, flasin për krijimin e Qeverisë

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë, Ramush Haradinaj është takuar me ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Marija Kapitanoviq.

Lajme

22/06/2017 12:39

Haradinaj i cili është i nominuari për kryeministër nga koalicioni PAN, me anë të një postimi në facebook ka njoftuar se me ambasadoren kroate kanë diskutuar për procesin zgjedhor dhe krijimin  e institucioneve.

“Bashkëbiseduam për procesin e zgjedhjeve dhe nevojën e krijimit të institucioneve të reja”, ka shkruar Haradinaj pas takimit në profilin e tij në Facebook.

“Falënderova ambasadoren kroate për mbështetjen që shteti kroat vazhdon t’i japë Kosovës në procesin e integrimeve euro-atlantike si dhe përkushtimin tonë të përbashkët që marrëdhëniet tona të thellohen edhe më shumë në të gjitha fushat”, ka shkruar Haradinaj./ Lajmi.net/