Haradinaj sot në kryeministri pati një vizitë të veçantë (Foto)

.

Lajme

21/10/2017 16:52

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj edhe këtë të shtunë ka pritur në zyrën e tij përfaqësues të shoqatave të ndryshme dhe mysafirë të ndryshëm.

Por, më i veçanti takim për të ka qenë, vizita që ia kanë bërë nëna dhe motrat e tij dhe kunata.

Haradinaj ka thënë se vizita e tyre ka qenë e veçantë dhe i kanë zbukuruar ditën.

Postimi i tij në facebook:

Secili takim me nanën na i freskon kujtimet e fëmijërisë dhe të rritës, na i kujton vuajtjet por edhe ëndrrat dhe gëzimet familjare.

Sot më zbukuruan ditën me vizitën e tyre nana ime, Ruka, dhe motrat Mema e Antigona, si dhe kunata Suzana, që erdhën nga Gllogjani për t’me uruar për përgjegjësitë që kam marrë për ta drejtuar Qeverinë e vendit.

I jam mirënjohës nanës dhe i përkulem, jo vetëm që më ka sjellë në këtë botë, por mbi të gjitha si nanë e dashur dhe durimtare e dhjetë fëmijëve.

Duart e nanës janë vet metafora e jetës, ato na kanë ushqye, përkëdhelë e vënë në gjumë, ato duar na kanë dhënë ngrohtësi, na kanë ngritur lartë, deri në nivele më siperane të jetës!

Prandaj, dashuria individuale për nanën është njëherësh edhe universale dhe më inkurajon që gjithnjë të jem në shërbim të të gjithë njerëzve të Kosovës, pa dallim, i dashur dhe i kujdesshëm për me i dalë në ndihmë secilit njeri që ka halle./Lajmi.net/

22687576_660601810730903_7083001218172474277_n