Haradinaj: S’mbeti kush pa i futur duart në listat e veteranëve

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale ka bërë të ditur se gjatë muajit të fundit janë paguar pensionet e mbi 38 mijë veteranëve. Nga janari e deri në shtator të këtij viti numri i veteranëve është rritur për 1400, përderisa për pensionet e tyre vetëm për nëntë muaj janë shpenzuar mbi 57 milionë euro, shkruan.

Lajme

13/10/2018 16:37

Shqetësimin për rritjen e numrit të veteranëve e ka shprehur edhe nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës, Nasim Haradinaj.

Me dyshimet që janë bërë për fryrje të listave Haradinaj thotë se i është kërkuar ndërhyrje Prokurorisë së Shtetit. Madje numrin e rritur e ka quajtur si një arsye të fortë për t’u hetuar.

Haradinaj gjatë një deklarate për zërin e ka quajtur të pakuptimtë rritjen e numrit të veteranëve.

“Këto të dhënat e reja të Ministrisë nëse është rritur numri qenkan material për Prokurorinë të ndërhyjë si po rriten listat, derisa i gjithë materiali prej Komisionit të Qeverisë është marrë nga Prokuroria. Ky është rast për një hetim të ri, për ne është e pakuptimtë”, ka përfunduar ai.

Kujtojmë se shqetësime dhe reagime për fryrjen e listave të veteranëve ka pasur edhe Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN).

Përplasje rreth numrit të veteranëve po del të ketë mes presidentit Hashim Thaçi dhe kryeministrit Ramush Haradinaj.

Derisa i pari deklaron se nuk ka pasur më shumë se 15 mijë ushtarë, kryeministri pretendon se vetëm në Zonën e Dukagjinit kanë qenë nga 50 deri në 60 mijë njerëz në luftë.

“Vetëm në Dukagjin ka pasur më shumë se 50-60 mijë njerëz në luftë”, kështu deklaroi publikisht kryeministri në njërin prej televizioneve në Kosovë.

Ndryshe, kërcënimet e vazhdueshme e kishin deklaruar ish-prokurorin e Prokurorisë Speciale (PSRK) Elez Blakajn të dorëhiqej nga detyra pa u ngritur aktakuza nën pretekstin se kishte pasur ndërhyrje për të mos i prekur në hetime krerët shtetërorë.

Tani rasti i veteranëve ka kaluar në duart e prokurorit të ri, Afrim Shefkiu.