Haradinaj shpreh gatishmëri edhe për zgjedhje të reja

Kreu i AAK-së ka thënë se blloku opozitar e ka të gatshëm planin edhe në rast se PDK e dërgon vendin në zgjedhje.

Lajme

10/07/2014 23:35

Gjatë një interviste në emisionin “Click” në RTV 21, Ramush Haradinaj ka thënë se tashmë e gjithë situata është shumë e pastër dhe se gjërat janë duke shkuar në drejtim të mbarë.

“Gjendja është tani pak më ndryshe, tani edhe PDK ka kaluar në një situatë që procesi të mos ndodhë pa ta. Tash është një situatë bukur e pastruar. Do të vazhdojmë këtë koncept, është një drejtim i mbarë, i vendosur. Edhe me çmimin e zgjedhjeve, kemi plan për zgjedhje”.

“A janë zgjedhjet ndonjë kartë fituese për PDK-në, nuk e di, të them të drejtën”.

“Kemi treguar një përgjegjësi, në kuadër të kësaj përgjegjësie nuk kemi fituar shumë politikisht”, ka thënë Haradinaj.