Haradinaj shkon për ngushëllime në familjen e ish-ushtarit UÇK-së

Mbrëmë ka ndërruar jetë ish-ushtari i UÇK-së, Avni Hyseni.

Lajme

01/01/2019 17:09

Mbrëmë në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës ka ndërruar jetë ish-ushtari i UÇK-së, Avni Hyseni, shkruan lajmi.net.

Sot kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka shkuar për ngushëllime në familjen e të ndjerit.

Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Haradinaj ka ngushëlluar familjen Hyseni, duke thënë se familja humbi birin e saj kurse ai dhe të tjerët humbën bashkëluftëtarin dhe mikun e çmuar.

Postimi i plotë i Haradinajt pa ndërhyrje:

Vizitë ngushëlluese në familjen e luftëtarit të lirisë, Avni Hyseni, i cili ndërroi jetë mbrëmë.

Familja Hyseni humbi birin e saj dhe ne mikun e bashkëluftëtarin e çmuar, kontributi i të cilit për lirinë e atdheut, nuk do të harrohet kurrë.

I përjetshëm kujtimi për të!. /Lajmi.net/