Haradinaj: Shkarkimi i Gashit nuk është tronditje për procesin e liberalizimit të vizave

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në konferencën për media pas mbledhjes së Qeverisë për ndërrimin e ministrave ka thënë se lirimi nga detyra e ministrit Gashi ka ardhur nga partia e AKR-së.

Lajme

16/10/2018 14:10

“Nuk është tronditje në procesin e liberalizimit të vizave. Duhet megjithatë te kemi kujdes në këtë proces. Koalicioni është mes partive dhe propozimet vijnë nga to. Vendimet dhe riorganizimet bëhen me propozim të partive”, ka thënë ai, raporton lajmi.net

Haradinaj ka thënë se pakoja e ligjeve për transformimin e FSK-së në lexim të dytë do të bëhet pas 20 nëntorit.

Ai po ashtu ka thënë se nuk ka shqetësim për koston financiare të këtyre projektligjeve.

Kryeministri Haradinaj po ashtu ka njoftuar se pakoja e ligjeve për transformimin e FSK-së në lexim të dytë do të bëhet pas 20 nëntorit. Derisa ka shtuar se nuk ka shqetësim për koston financiare të këtyre projektligjeve. /Lajmi.net/